Seminar mbi “Ndricimin dhe Kontrollin e Ndricimit”

Nje seminar mbi “Ndricimin dhe Kontrollin e Ndricimit” u organizua nga SmartBuilding ne 26 Shtator 2017. Seminari u mbajt ne Rogner Hotel Tirana dhe qellimi kryesor i tij ishte te prezantonte zgjidhjet/ mundesite e ndricimit qe ofron Delta Light si dhe Sistemet e Kontrollit me te fundit te ofruara nga Lutron Electronics. Delta Light eshte nje lider ne treg si dhe nje kompani qe influencon tregun e ndricimit arkitektonik ndersa Kompania Lutron nje lider ne industrine e kontrrollit te ndricimit. Ishin te pranishem ne seminar me shume se 30 arkitekte nga disa nga studiot me te njohura ne Tirane. Fale folesve Anne Dupont, Drejtor Rajonal, Sektori i Shitjeve Nderkombetare ne DeltaLight dhe Frank Hess, Drejtor i Shitjeve Rajonale ne Europen Qendrore dhe Lindore, ne kompanine Lutron Electronics Inc, seminari rezultoi teper interesant per pjesemarresit.  Seminari u permbyll me nje dreke biznesi, nje mundesi e mire per krijim njohjesh dhe shkembim kartevizitash. SmartBuilding falenderon ne menyre te vecante te gjithe pjesemarresit qe nderuan kete aktivitet me pranine e tyre!

 6Y4A0357

IMG_6172

Zyra te reja dhe demo room.

Qe prej Majit 2017, Smartbuilding vjen me nje zyre te re perfaqesuese dhe nje demo room, ne Rogner Hotel Tirana. SmartBuilding zgjedh kete pozicion, pasi eshte i mirenjohur dhe i aksesueshem lehtesisht.  Zyra perfaqesuese eshte hapur si nje pike takimi me arkitektet dhe klientet e tyre. Demo room i lejon vizitoret te shohin, prekin dhe te perdorin sistemet e kontrollit te ofruara nga SmartBuilding, si Sistemi i kontrollit te ndricimit dhe perdeve nga Lutron, apo te shohin produkte perfaqesuese nga DeltaLight. Ne, ne SmartBuilding, duam qe klientet tane te dine mire se cfare po blejne.

Ambientet e reja jane ne perputhje te plote me strategjine e SmartBuilding te kujdesit ndaj Klientit me produkte dhe sherbime superiore.

459B00B5-7956-47B6-84B6-F21811FC3270

9319485A-76EF-41E8-B8E7-D2ABF496D070

IMG_7126

IMG_7124

IMG_7325

IMG_7323