Dëshironi të krijoni një ambient të këndshëm dhe unik në biznesin që ju zotëroni? Atëherë zotërojeni teknologjinë nëpërmjet sistemeve të kontrollit elektronik që ofrojnë produktet tona. Produktet tona kanë një cilësi shumë të lartë dhe janë mjaftueshëm të fuqishme për të siguruar një performancë të shkëlqyer në ambientin që dëshironi. Ju mund të prisni një performancë të mirë çdo herë, duke qenë se produktet janë të dizenjuara për të performuar edhe në kushtet më të vështira. Pyeteni veten se çfare doni të realizoni, pastaj na lejoni ne që të jemi lidhja midis dëshirës dhe botës suaj.
Shkolla dhe universitete
Manaxhimi i ndriçimit në shkolla dhe universitete është bërë shumë i vështirë për vetë faktin që aty qarkullon një fluks i madh studentësh dhe profesorësh gjatë gjithë kohës dhe hapësirat janë shumë të mëdhaja. Kështu në këto godina harxhohet shumë energji elektrike dhe për të arritur kursimin e energjisë dhe për të patur një manaxhim më efektiv të mjeteve teknologjike që përdoren si procesorë, kompjutera, ju vijnë në ndihmë produktet e Smartbuilding. Ato ju mundësojnë besueshmëri dhe fleksibilitet për të kontrolluar të gjithë sallën me shtypjen e vetëm një butoni. Kështu që kur një ndryshim nevojitet të bëhet si ulja e forcës së dritës, ulja e ekranit apo ndezja e projektorit, ndryshimi mund të bëhet fare kollaj nga kushdo që ka nevojë në atë moment.
Dhomat e konferencave
Gjëja e fundit me të cilën njerëzit dëshirojnë të merren kur u duhet të përgatiten për një takim apo prezantim biznesi janë detajet operacionale apo teknike. Produktet tona mund tju sigurojnë kontroll të plotë të sistemit të videos dhe audios, ndriçimit dhe detajeve te tjera.
Institucionet
Ambientet e institucioneve kërkojnë kontroll unik ,po aq unik saç janë edhe institucionet vetë, ndaj dhe produktet duhet të jenë specifike dhe të përshtatura për to. Këtë gjë e ofrojnë produktet tona, të cilat janë të një cilësie shumë të lartë dhe të standarteve të larta, ndërkohë që ofrojnë dhe thjeshtësi në përdorim, në mënyrë që ti përshtaten nja baze të diversifikuar përdoruesish.